Telegrafi

Një i vdekur dhe tre të lënduar rëndë në aksidentin në Novosellë të Pejës

E plotësuar: Nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur sot në Novosellë të Pejës, ka humbur jetën një person ndërkaq tre të tjerë janë lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se në mesin e të lënduarve është edhe një zyrtar policor.

“Aktualisht tretman janë duke marrë në QKUK tre të lënduarit në aksidentin në Novosellë, prej të lënduarve një është zyrtar policor. Kurse në vendin e ngjarjes një person ka ndërruar jetë dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi. /Telegrafi/

—-

Tre persona të lënduar rëndë nga një aksident në Novosellë të Pejës

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mëngjesit të së hënës në fshatin Novosellë të Pejës.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas Gashit në aksident kanë mbetur të lënduar rëndë tre persona.

Ai bëri të ditur se të njëjtit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës pastaj për në QKUK.

“Sot rreth orës 7:45, policia është njoftua se ka ndodhë një aksident në Novosellë mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët me urgjencë janë dërguar për trajtim mjekësor në spital, kurse më vonë me udhëzim të mjekut janë transportuar për në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes ende janë policia dhe të njëjtit janë duke bërë hetimet lidhur me shkaqet që kanë quar deri te aksidenti. /Telegrafi/