Tre persona janë arrestuar në fshatin Landovicë të Prizrenit, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje lidhur me pronën kishin kanosur njëri-tjetrit.
Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit tek njëri prej të dyshuarve i është gjetur dhe i është konfiskuar një armë zjarri-revole e llojit “M57 “, një karikator me tetë (8) fishekë, kal. 7.62mm.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/