Telegrafi

Tre persona sulmojnë dhe plaçkitin policin e pensionuar në një pompë në Kaliforni, ai arrin të mbyt njërin dhe të plagos tjetrin

Tre burra nga Oaklandi i Kalifornisë, kanë tentuar të plaçkitin në një pompë derivatesh policin e pensionuar, kapitenin Ersie Joyner.

Derisa po e mbushte veturën, tre meshkuj me kapela në kokë i afrohen dhe fillojnë t’ia marrin gjësendet që i kishte nëpër xhepa, transmeton Telegrafi.

Pasi që tentuan të largohen dhe të futen në veturë, Joyner nxori revolen dhe filloi të shtie mbi ta me revole.

Njërin prej hajnave e mbyti në vendin e ngjarjes, e tjetri i mbijetoi plumbave mbeti i plagosur.

I treti në ato momente u fut me shpejtësi në veturë, e derisa u largua shkrepi disa plumba ku një prej tyre e qëlloi në këmbë Joynerin – i cili edhe pas kësaj nuk ndalej duke shtënë.

Megjithatë me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia e asistuar nga autoambulanca e dërguan me urgjencë në spital policin e pensionuar i cili pas intervenimit kirurgjik, gjendja e tij shëndetësore u stabilizua. /Telegrafi/