Tre persona kanë sulmuar fizikisht një person dhe të njëjtit gjatë arrestimit dhe intervistimit i kanë kanosur si dhe kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarë policorë brenda në objektin e stacionit policor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:30, në Istog.
Tutje thuhet se tre persona janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
“Tre të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtit gjatë arrestimit dhe intervistimit i kanë kanosur dhe kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarët policorë brenda në objektin e stacionit policor. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/