Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast mashtrimi në Mitrovicë lidhur me shpërndarjen e banesave dhe punësimit.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë gjatë periudhës prill-maj 2021.
“Rr. Osllobogjenja, Mitrovicë prill-maj 2021-NN. Tri viktimat meshkuj kosovarë kanë njoftuar se janë mashtruar nga tre të dyshuar meshkuj duke ju marr para të gatshme 10.000 euro me premtimin për shpërndarje të banesave dhe punësim”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/