Telegrafi

Tre persona lëndohen nga aksidenti në Prishtinë, ku vetura përfundoi në shtyllën e ndriçimit

Tre persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 10:00 në një aksident në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Lexo po ashtu Aksident në Ulpianë, vetura përfundon në shtyllën e ndriçimit

“Rreth orës 10:00, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/