Tre persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 10:00 në një aksident në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Rreth orës 10:00, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/