Tre persona (shoferi dhe dy pasagjerë) kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një vet-aksidenti në fshatin Remnik, Viti.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:00.
Tutje siç thuhet në raport njëri nga pasagjerët është me lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK.
“Është raportuar se ka ndodhë vet aksident trafiku në të cilin ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri nga pasagjerët me lëndime të rënda trupore i cili fillimisht tretman mjekësor ka marr në qendrën emergjente në Gjilan, pastaj është dërguar në QKUK”, thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente. /Telegrafi/