Site icon Telegrafi

Tre persona kryejnë grabitje në një market në Prishtinë

Policia ka njoftuar se tre persona sonte kanë kryer grabitje në një market në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në Rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë”, ka deklaruar Ahmeti.

Më tej Ahmeti ka thënë se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version