Tre persona u qëlluan për vdekje pasi një situatë pengjesh ndodhi në një takim të “Narkotikëve Anonim në Florida”, tha policia.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një burrë u qëllua dhe një grua ishte marrë peng nga një i dyshuar i paidentifikuar kur oficerët nga Departamenti i Policisë së Daytona Beach u thirrën në skenën e një organizate bamirësie të hënën në mbrëmje.
Një ekip i SWAT hyri në ndërtesë për të gjetur dy viktimat dhe të dyshuarin e vdekur.
Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për vdekjet.
Njerëz të tjerë në takim ishin në gjendje të shpëtonin nga zyrat e “Be The Bridge”, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon njerëzit e pastrehë dhe të tjerët të kenë një fillim të ri në jetë, raportoi Associated Press.
Hetuesit besojnë se ngjarja ishte rezultat i një mosmarrëveshjeje në familje. /Telegrafi/