Site icon Telegrafi

Tre persona dyshohet se rrahën me boks të metalit dy të tjerë në një shkollë në Kamenicë, dërgohen në mbajtje

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar pasi që i kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00, në shkollën e e mesme në Kamenicë.

Tutje sipas raportit bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq siç bëhet e ditur në raport si dëshmi është konfiskuar një boks i metalit, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version