Gjatë të mërkurës, Liria ka njoftuar për transferimin e tre lojtarëve.
Pas Valon Bytyqit, edhe Robert Gjeraj dhe Ragip Thaqi do të luajnë për skuadrën nga Prizreni në sezonin e ardhshëm.
“Valon Bytyqi rikthehet në shtëpinë e madhe”, shkruan në njoftimin e klubit në Facebook.
“Robert Gjeraj aty ku e ka vendin”, thuhet në përshkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetet sociale.
Mbrojtësi i njohur ndërroi skuadër në muajin janar, pas problemeve që kishte me trajnerin Blendi Shkëmbi. Por, tash është kthyer sërish te Liria.
Mbrojtësi Valon Bytyqi është transferuar nga Ballkani i Suharekës.
Futbollisti tjetër defensiv, Robert Gjeraj, është kthyer pas gjysmë sezoni të kaluar te Besa e Pejës. /Telegrafi/