Site icon Telegrafi

Tri pengjet e Izraelit mund të kenë ikur nga duart e Hamasit, detaje të reja të tre izraelitëve që u vranë gabimisht nga IDF

Ushtria izraelite ka vrarë gabimisht tri pengje të Izraelit që u rrëmbyen nga Hamasi, me arsyetimin se iu ishin dukur si një kërcënim për ushtarët në momentin e incidentit.

Mbetet e paqartë nëse tri pengjet e vrarë në Gaza u kishin ikur pjesëtarëve të Hamasit apo nëse ishin braktisur në momentin kur u qëlluan nga trupat izraelite, transmeton Telegrafi.

Mediet izraelite raportuan se të tre viktimat kishin ikur nga trupat e Hamasit të premten në mëngjes, dhe si rrjedhojë ishin nisur drejt trupave izraelite.

Lexo po ashtu Ushtria e Izraelit konfirmon se vrau aksidentalisht tre pengje izraelite në Gaza

Megjithatë, kundëradmirali Daniel Hagari, zëdhënësi kryesor i IDF-it, tha se nuk ishte e qartë nëse ata u kishin shpëtuar Hamasit apo ishin braktisur.

Samer Talalka, Yotam Haim dhe Alon Shamriz, tre pengjet e Izraelit që u vranë gabimisht nga IDF

Të tre pengjet kishin veshur rroba të ngjashme me ato të vendasve dhe u identifikuan si luftëtarë të Hamasit nga IDF, sipas Israel Hayom.

Tashmë është bërë identifikimi i viktimave dhe bëhet fjalë për Samer Talalka (22 vjeç), Yotam Haim (28 vjeç) dhe Alon Shamriz (26 vjeç). /Telegrafi/

Exit mobile version