“Gjuj për to”, mban titullin bashkëpunimi më i ri i publikuar vetëm pak ditë më parë nga Don Xhoni e Loredana Zefi.
Projekti interesant u prit mjaft mirë nga publiku e fansat dhe vetëm për tri ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në platformën YouTube.
Këtij suksesi duket t’i jetë gëzuar në masë të madhe edhe vet reperi, i cili ndau lajmin me fansat në InstaStory.
Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) në një postim të ri falënderoi fansat për përkrahjen e vazhdueshme.
“Faleminderit, tre milionë tre ditë”, ka shkruar.
Reagimet në rrjet kanë qenë shumë pozitive dhe momentalisht po cilësohet si një nga hitet e kësaj periudhe.
Ky është dueti i parë i dyshes së famshme, të cilët vazhdojnë të kenë një raport të afërt edhe jashtë profesionit të tyre. /Telegrafi/