Telegrafi

Tre meshkuj zhduken në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Tre persona janë raportuar të zhdukur gjatë së hënës në Fushë Kosovë.

Policia njofton se rreth orës 11:00, një person ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dal nga shtëpia të dielën dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

“Fushë Kosovë 29.01.2023-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin policor.

Ndërsa, në rastin tjetër është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

“Fushë Kosovë 30.01.2023 – NN. Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhje e tyre”, thuhet tutje.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/