Site icon Telegrafi

Tre lojtarët që kanë arritur shpejtësinë më të madhe në Kupën e Botës, Ronaldo “me krahë” i prinë listës

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është lojtari që ka arritur shpejtësinë më të madhe deri më tani në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Kampionati Botëror ka filluar javën e kaluar, por dita ditës po arrin të marr nxehtësinë e ndeshjeve të forta dhe veprimeve individuale që po pëlqehen nga tifozët.

Njëra nga gjërat që ka rënë në sy të tifozëve dhe ithtarët e statistikave është shpejtësia që futbollistët kanë shfaqur gjatë ndeshjeve të para të grupeve.

Lexo po ashtu Formacioni i ditës së shtatë në Botëror, nuk mungon CR7

Është kapiteni i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo që përveç golave të shënuara ka arritur edhe shpejtësinë më të madhe deri më tani.

Ronaldo kryeson listën, duke lënë mbrapa vete futbollistin e Perusë, Luis Advincula dhe sulmuesin anësor kroat, Ante Rebic.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Ylli portugez në ndeshjen ndaj kombëtares së Spanjës ka arritur shpejtësi prej ‘leopardi’ duke vrapuar me 33.95 kilometra në orë (k/h).

Lexo po ashtu Formacioni i ditës së shtatë në Botëror, nuk mungon CR7

Në vendin e dytë gjendet Advincula, i cili gjithashtu ka befasuar me shpejtësinë e tij prej 33.77 k/h në ndeshjen ndaj Danimarkës.

Futbollisti që zë vendin e tretë në listën e më të shpejtëve është ylli kroat Rebic, i cili ndaj Nigerisë vrapoi me 33.30 k/h. /Telegrafi/

 

Exit mobile version