Site icon Telegrafi

Tre lojtarë të Feronikelit njoftojnë ‘divorcin’ me klubin, ‘Industrialistët’ në krizë të thellë financiare

Feronikeli vazhdon të mbetet në krizë të thellë financiare, duke bërë që lojtarët kryesorë të largohen nga klubi.

Behar Maliqi, Qemial Elshani dhe Lulzim Doshlaku, sot përmes llogarive të tyre në ‘Facebook’ kanë lajmëruar divorcin me klubin.

Mesfushori Maliqi edhe pse kishte oferta tjera kishte vendosur që të kthehej te Feronikeli, aty ku kishte kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij, duke fituar shumë trofe. Telegrafi kishte raportuar më parë se ai do ta vazhdojë karrierën te Malisheva.

Njëjtë kishin bërë edhe Elshani dhe Doshlaku, por duket se kriza e rëndë financiare te Feronikeli, ka bërë që lojtarët të kërkojnë një mjedis të ri.

Mësohet se Feronikeli ua ka borxh nga tre paga lojtarëve dhe se nuk ka shpresë që dikush të vijë në krye të këtij klubi që t’i shlyej këto borxhe.

Më herët largimet nga klubi i kishin konfirmuar edhe Dren Gashi dhe Florjan Smakiqi. /Telegrafi/

Exit mobile version