Site icon Telegrafi

Tre komisione të rëndësishme duhet të mbahen sot në Kuvendin e Maqedonisë

Disa ditë para se të shpërndahet Kuvendi i Maqedonisë vazhdon puna e komisioneve parlamentare ku duhet të diskutohen tema në lidhje me emërimet nëpër funksionet shtetërore, për finansa dhe buxhet, dhe të diskutohet për çështje ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime sot duhet të diskutojnë rreth emërimeve në Këshillin gjyqësor në Republikën e Maqedonisë. Do të duhet diskutohet për emërimin e kryetarit, nën-kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit gjyqësor.

Në rend dite të komisionit për finansim dhe buxhet është propozim buxheti për vitin 2017 dhe ligji për vlerën e shtuar të tatimit.

Komisioni për ligje do të diskutoj për propozim ligjin për avokatin e popullit./Telegrafi/

Exit mobile version