Site icon Telegrafi

Tre kapitenë, tre super lojtarë: Bastoret publikojnë kuotat e favoritëve për trofeun “Këpuca e Artë” e botërorit “Rusia 2018”

Tashmë dihen edhe grupet e botërorit të futbollit.

Kampionati botëror do të startojë më 14 qershor ndërsa do të përfundojë më 15 korrik.

Kompanitë e basteve tashmë kanë nxjerrë favoritët e disa përballjeve të ndryshme të kombëtareve, por edhe individuale.

Messi me kombëtaren ka luajtur 123 ndeshje dhe ka shënuar 61 gola

Një prej tyre është edhe cili është lojtari kryesor që do ta fitojë “Këpucën e Artë” të garës më prestigjioze për kombëtaret.

Lionel Messi është lojtari që konsiderohet se do të triumfojë për këtë trofe duke u kuotuar me 10/1.

Pas argjentinasit renditet ylli brazilian, Neymar, i cili ka gjasa pak më të vogla se argjentinasi, 12/1.

Ronaldo me kombëtaren ka luajtur 147 ndeshje dhe ka shënuar 79 gola

Cristiano Ronaldo i Portugalisë ka renditet si i treti me 16/1 ndërsa më pas vijnë edhe Antoine Griezmann, (Franca), Timo Werner (Gjermania) dhe Luis Suarez (Uruguai).

Theksojmë se ndeshja hapëse do të luhet në stadiumin Luzhnski, ku do të ballafaqohen Rusia dhe Arabia Saudite. /Telegrafi/

Neymar me kombëtaren ka luajtur 83 ndeshje dhe ka shënuar 53 gola
Exit mobile version