Telegrafi

Tre kandidatët kryesor për MVP në NBA

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA ka përfunduar edicionin 2018-19.

Toronto Raptors është kampion i këtij viti në NBA, ku për skuadrën kanadeze ishte titulli i parë në histori.

Ndërkohë NBA do ta shpallë edhe basketbollistin më të mirë të sezonit të rregullt në NBA apo thënë ndryshe MVP.

Janë tre kandidatët finalistë për ta marrë këtë çmim të madh.

Favoriti kryesor mbetet basketbollisti nigeriano-grek Giannis Antetokounmpo që ka pasur një sezon fantastik me Milwaukee Bucks.

Antetokounmpo e ka mbyllur sezonin e rregullt në NBA me një mesatare prej 27,7 pikëve për ndeshje, 12,5 kërcime, 5,9 asistime, 1,5 topa të vjedhur si dhe 1,3 bllokada.

James Harden ka bërë një tjetër sezon të madh, ku ka një mesatare prej 36,1 pikëve për ndeshje, 7,5 asistimeve, 6,5 kërcimeve si dhe 2,1 topave të vjedhur.

Ndërkohë kandidati i tretë është Paul George i Oklahoma City Thunder.

29-vjeçari ka pasur mesatare prej 28,0 pikëve, 8,2 kërcimeve, 4,1 asistimeve si dhe 2,2 topave të vjedhur për ndeshje. /Telegrafi/