Telegrafi

Tre kandidatë për ta zëvendësuar Liz Truss

Me garën e lidershipit konservator që po zhvillohet tani, deputetët tani po përpiqen të rreshtohen në anën e kandidatit për kryeministër britanik pas dorëheqjes së Liz Truss.

Nevojitet një minimum prej 100 mbështetësish për të kaluar në raundin tjetër – që do të thotë se maksimumi tre vende janë për t’u rrëmbyer.

Rishi Sunak, Penny Mordaunt dhe Boris Johnson po dalin si kandidatët kryesorë, raporton skynews.

Sunak ka një bazë mbështetjeje nga fushata e mëparshme e lidershipit këtë vit.

Ata besnikë të Johnsonit pretendojnë se është i vetmi person me një “mandat” për të drejtuar vendin, por disa në parti e shohin atë si përçarës dhe nuk i kanë harruar polemikat që e detyruan të largohej gjatë verës.

Mordaunt, e cila doli e treta në garën e mëparshme të lidershipit, do të shpresojë të dalë në mes dhe të mposht një nga kandidatët e tjerë.

Asnjë prej tyre nuk ka dal zyrtarisht të kandidojë – edhe pse kjo mund të ndryshojë sot. /Telegrafi/