Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë të hospitalizuar 40 pacientë me COVID-19 dhe se nga virusi janë prekur edhe tri infermiere.
Në njoftim thuhet se 34 të sëmurë janë në gjendje stabile ndërsa 6 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, transmeton Telegrafi.
“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi.
I gjithë stafi i Klinikës Infektive është i trajnuar për përdorim të masave mbrojtëse personale, mirëpo edhe përkundër kësaj, duke pasur parasysh natyrën e infeksionit Covid, asnjëherë nuk ka siguri një qind për qind”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, gjithsej numri i personave të prekur me COVID-19 ka arritur në 106./Telegrafi/