Telegrafi

Tre gjigantët anglezë në garë të ashpër për Kaoru Mitoman

Klubet ndër më të mëdha të Ligës Premier,Manchester City, Manchester United dhe Chelsea janë në garë për të njëjtin objektiv.

Sulmuesi japonez i Kaoru Mitoma po shkëlqen me Brightonin dhe është bërë objektiv i skuadrave më të mëdha angleze.

Reprezentuesi i Japonisë shkëlqeu sezonin e kaluar me 10 gola, derisa këtë edicion ka realizuar tre të tjerë dhe ka asistuar gjashtë herë për bashkëlojtarët e tij.

Paraqitja e shkëlqyer e tij ka bërë që top klubet angleze të vihen pas tij dhe ta bëjnë prioritet nënshkrimin me Mitoman në afatin kalimtar veror.

Brighton po e konsideron shitjen e anësorit të talentuar pasi ka siguruar shërbimet e Ibrahim Osman nga Nordsjaelland.

Kësisoj bardhekaltërtit janë të gatshëm të heqin dorë nga ylli japonez nëse vije një ofertë mbi 60 milionë euro.

Paratë nuk janë problem për Chelsean, Man Cityn e Man United dhe kësisoj pritet një garë e ashpër e tyre në verë për t’i siguruar shërbimet e yllit japonez. /Telegrafi/