Telegrafi

Tre gjigantët anglez në garë për Boubacar Kamara

Boubacar Kamara është duke u konsideruar si njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Ligue 1.

Qendërmbrojtësi francez ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e gjigantit francez Olympique Marseille, duke dhënë kontribut të madh që skuadra e tij të rikthehet në Ligën e Kampionëve.

Kamara ka qenë fantastik në qendër të mbrojtjes, por ai ka zhvilluar ndeshje shumë të mira edhe si mbrojtës i majtë.

Falë paraqitjeve fantastike këtë edicion, mbrojtësi francez është bërë objektiv i skuadrave të mëdha angleze.

Manchester United, Manchester City dhe Arsenal janë tri skuadrat që po ‘luftojnë’ për transferimin e Kamaras.

Boubacar Kamara

Oferta e parë e Cityt prej 32 milionë eurove ishte refuzuar nga Marseille, me skuadrën franceze që synon të fitojë mbi 40 milionë nga shitja e yllit të saj.

Gjithsesi pasi Arsenal dhe Man Utd i janë bashkuar garës për lojtarin, Marseille synon që t’i fus në ankand gjigantët anglez për mbrojtësin e tyre.

20-vjeçari ka kontratë me Marseillen deri në vitin 2022 dhe kjo është arsyeja pse OM synon shitjen e tij këtë verë për të fituar sa më shumë nga largimi i francezit. /Telegrafi/