Telegrafi

Tre gjigantë evropianë pas Lucas Mouras

Inter është futur në garë me Manchester Unitedin dhe Arsenalin për yllin e Paris Saint-Germain, Lucas Moura.

Dy klubet e mëdha të Liga Premier kishin shfaqur interesim edhe më herët për lojtarin.

Sipas CalcioMercatos, në garë fuqishëm janë futur edhe Nerazzurrët.

Madje Interi e dëshiron që në janar lojtarin në formë huazimi me të drejt blerje.

Braziliani ka ardhur në PSG në vitin 2013 nga Sao Paolo.

Ai për tërë këto vite është ndër lojtarët kryesor, por lëvizjet e fundit  e kanë ndryshuar situatën e tij.

Lojtari edhe pse është mik i mirë me Neymarin, mund të kërkojë largimin shkaku i minutave të pakët. /Telegrafi/