Jurgen Klopp mund të rikthehet në Gjermani pasi ai është futur në listën e ngushtë të trajnerëve, që mund ta marrin drejtimin e klubit në qershor.
Mediat gjermane bëjnë me dije se momentalisht, trajneri i “The Reds”, mund të largohet në fund të sezonit, shkaku i kritikave të shumta në drejtim të tij.
Kjo i hap rrugën një rikthimi në Gjermani, te skuadra gjigante Bayern Munich.
Momentalisht bavarezët drejtohen nga Jupp Heynckes, i cili ka një marrëveshje me drejtuesit e klubit deri në fund të sezonit.
Klopp është një personazh shumë i respektuar në radhët e Bayernit, kështu që në verën e ardhshme palët mund të nisin bisedimet.
Por ai nuk është i vetmi në listë, pasi aty gjenden edhe dy trajnerë gjermanë të njohur.
Ish trajneri i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel, ka po ashtu pëlqim në klubin bavarez.
I fundit, por jo për nga rëndësia në listë është Joachim Low.
Për trajnerin aktual të “Pancerave” bisedimet duken shumë më të komplikuara, pasi ai ka kontratë me Gjermaninë deri në vitin 2020. /Telegrafi/