Telegrafi

Tre gjërat që i mësuan prej ndeshjes së parë finale Bashkimi-Prishtina

Bashkimi dhe Sigal Prishtina pritet të takohen sonte në palestrën sportive ‘Sezai Surroi’ të Prizrenit.

E gjithë kjo në kuadër të ndeshjes së dytë të serisë finale të kampionatit të Kosovës në basketboll.

Skuadra prizrenase triumfoi në takimin e parë të zhvilluar në Prishtinë me rezultat 76-66, transmeton Telegrafi.

Por, çfarë mësuan prej takimit të parë të cilën e fitoi skuadra prizrenase.

Nën kosh me kërcime ishin më të mirë prishtinasit duke qenë më e suksesshme nën trapez, ku kanë pasur 35 kërcime ndërsa ‘Arpagjik’t’ kanë rrëmbyer 34 sosh.

Por, në asistime më të mirët ishin portokallezinjtë 20 sosh gjersa ‘Plisat’ patën shtatë më pak.

Te Prishtina janë paraqitur gjashtë lojtarë më shumë se 20 minuta në parket, po aq sa edhe Bashkimi.

Ndryshe, takimi do të zhvillohet sonte me fillim në ora 19:00. /Telegrafi/