Kampionati zviceran është i stërmbushur me shqiptarë ku çdo vit shpërthejnë talentët tanë.
Edhe këtë edicion shumë nga futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer në elitën e futbollit zviceran.
Mediumi i famshëm zviceran ‘welovefootball.ch’ ka publikuar lojtarët më të talentuar në 10 skuadrat elitare të Zvicrës.
E në mesin e kësaj liste ndodhen tre futbollistë nga Kosova që aktivizohen me tri skuadra të ndryshme.
Mesfushori i talentuar i Servette, Kastriot Imeri ndodhet në këtë listë së bashku me Orges Bunjakun e Baselit.
E pjesë e kësaj liste është edhe mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbenit Xhemajli që luan te Xamax.
Që të tre këta futbollistë kanë pasur paraqitje fantastike këtë edicion në Superligën e Zvicrës, derisa vlera e tyre është rritur mjaftë shumë.
Ky medium raporton se këta 10 talent pritet të kenë një karrierë të bujshme. /Telegrafi/