Humbja ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve ka dërguar tre futbollistë në bankën e të akuzuarve të Luis Enriques.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj disa prej lojtarëve kyçë të skuadrës.
Pakënaqësitë e tij kanë të bëjnë me paraqitjen e treguar në humbjen 3-0 ndaj Juvetnusit në Torino në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Mediumi spanjoll, “TV3” ka zbuluar se Enrique ka qortuar në teshatoret e klubit në “Juventus Satadium” mbrojtësit, Gerard Piquen e Javier Mascheranon dhe sulmuesin brazilian, Neymar.
Megjithatë, mediumi spanjoll nuk thekson nëse ndaj këtyre futbollistëve është marr ndonjë vendim, por sipas gjitha gjasave ka qenë vetëm një tërheqje e vërejtjes. /Telegrafi/