Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koç u martuan në një ceremoni luksoze të dielën.
Dy yjet turq festuan martesën e tyre me miqtë dhe familjen, dhe Demet Ozdemir dukej e mrekullueshme në tre pamje të ndryshme nga tre stilistë të ndryshëm.
Një sërë yjesh në Turqi ndanë pamjet nga nata magjike, e cila tashmë është bërë tema kryesore e publikut.
Fustani i parë i nusërisë i Demet ishte një stil pothuajse sirene, pëlhurë rrjetë, gjithashtu ishte i gjatë dhe i bardhë. Veshja e parë e Demetit ishte shumë e thjeshtë dhe e bukur.
Për pamjen e dytë, aktorja turke ka mahnitur një fustan të bardhë të thjeshtë me perla që ishte paksa i rrjedhshëm, Demet Ozdemir mbajti flokët pas shpatullave që tregonin në mënyrë perfekte bukurinë e saj natyrale.
Pamja e saj i fundit ishte veshur në ‘pas-ndejën’ e dasmës, ajo kishte veshur një fustan me supet e vendosura poshtë, flokët i kishte të lidhura në një bisht të ulët dhe aksesorët e kompletonin dukjen me një pjesë ballore/koke.
Fustanet e nusërisë janë dizajnuar nga tre stilistë të ndryshëm, Eda Gungor, Nihan Pekar dhe fustani i fundit do të jetë i markës së stilistit botëror Alexander McQueen.
Demet Ozdemir ndau me ndjekësit dhe fansat e saj se do t’i dhuronte një nga fustanet e saj një prej ndjekësve të saj që do të martohet së shpejti.
Dhe javën e kaluar, Demet ndau foto të reja nga nata e saj speciale para dasmës, teksa mbante Natën e Kënasë. /Telegrafi/