Gjiko dhe Elita Rudi duket se po vazhdojnë lidhjen e tyre romantike.
Ata nuk shihen bashkë nga njerëzit, por gjithmonë janë në vende të njëjta dhe takohen në mënyrë sekrete, shkruan Telegrafi.
Se lidhja e tyre po forcohet, tregojnë fotot e fundit të publikuar nga secili prej tyre.
Elita ka publikuar imazh nga vetura e Gjikos, prej të cilës edhe ai publikoi pamje.
Elita ishte pjesë në Duplex aty ku performoi pak ditë më parë Gjiko, dhe madje ishte afër skenës duke i qëndruar pranë reperit.
Dhe aktualisht ata po kalojnë fundjavën në Brezovicë, ku po shijojnë privatësinë larg nga jeta publike.
Gjiko së fundmi publikoi këngën “Je shku” duke bërë “bllof” me çka i bëri të gjithë të mendojnë se ai është ndarë nga prezantuesja, por në fakt ata janë më bashkë se kurrë. /Telegrafi/