Telegrafi

Tre formacionet e ‘frikshme’ me të cilat mund të luajë City në edicionin e ri – a mund t’i ndalë ndokush?

Manchester City ka një skuadër të ndërtuar tashmë, por opsionet e tyre me transferimet e mundshme të Jack Grealish dhe Harry Kane janë thjesht të frikshme.

Kampioni i Ligës Premier e kanë të vështirë të realizojnë këto dy transferime, pasi janë në pyetje mbi 200 milionë euro.

Të premten e javës së kaluar u raportua gjerësisht se City kishte paraqitur një ofertë rreth 100 milion euro për Grealish , ndërsa kapiteni anglez Kane nuk është paraqitur për stërvitjen e Spurs.

Transferimet mund të ndodhin deri në fund të afatit kalimtar, por nëse City nënshkruan me dy objektivat e tyre kryesorë, mund të jetë fatale për pjesën tjetër të ligës, nga aspekti i skuadrës që posedojnë më pas.

“Nëse ata marrin Jack Grealish dhe Harry Kane, ne gjithashtu mund të mos shqetësohemi të garojmë në Ligën Premier sezonin e ardhshëm”, ishte deklarata nga ish-mesfushori i Spurs dhe Wolves, Jamie O’Hara në Sky Sports.

Dhe kur shikoni mundësitë që Pep Guardiola mund të ketë për sezonin e ardhshëm dhe është e vështirë të mos pajtoheni me O’Hara.

City luajti pjesën të mëdha të sezonit të kaluar pa një sulmues të njohur dhe megjithatë fitoi ligën me 12 pikë dallim. Përfshijeni cilësitë e Grealish dhe Kane dhe ju keni një fuqi serioze në thellësi në sulm.

Këtu janë tre formacionet e mundshme që Guardiola mund të paraqesë në edicionin e ardhshëm:

Grealish mund të luajë në një numër pozicionesh dhe madje e ka thënë edhe ai vetë. Por, flitet se Guardiola e sheh kapitenin e Villas si partnerin perfekt për Kevin De Bruyne, lojtarin e tij të preferuar nga distanca.

Rodri ose kapiteni i klubit Fernandinho do të luanin më të tërhequr në mesfushë, duke i dhënë Grealish dhe De Bruyne hapësirën për të lëvizur përpara.

Ata gjithashtu kanë Ilkay Gundogan i cili pati një sezon shumë të fortë në 2020/21 dhe u shfaq në momente të mëdha, megjithëse ardhja e Grealish mund të sillte vetëm largimin e Bernardo Silvas sipas mediave.

Pastaj ka edhe Phil Foden, Riyad Mahrez, Raheem Sterling, Ferran Torres dhe Gabriel Jesus, të cilët të gjithë sjellin diçka të ndryshme në fushë.

Por, nuk mund të mohohet se ardhja e mundshme e Kane është e madhe. 28-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i ligës dhe krijuesi i sezonit të kaluar dhe ndihet si një përshtatje perfekte për Cityn, i cili lejoi që golashënuesi kryesor Sergio Aguero të largohej si i lirë te Barcelona.

Lidhja midis De Bruyne, Foden, Grealish, Kane, Mahrez dhe Sterling dhe të ngjashme mund të jetë niveli tjetër. /Telegrafi/