Site icon Telegrafi

Një fëmijë i vrarë pas të shtënave në Finlandë

(E Plotësuar) – Një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur seriozisht, si pasojë e të shtënave në një shkollë në Finlandë, ka thënë policia.

Sipas zytarëve policorë, tri viktimat janë të moshës 12-vjeçare, ashtu sikurse i dyshuari, i cili fillimisht ka ikur, por më pas është ndaluar nga autoritetet.

Prindërit u kanë thënë mediave finlandeze se të shtënat kanë ndodhur në një klasë në shkollën Viertola në Vantaa, në veri të kryeqytetit Helsinki.

Shkolla i ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri te e nënta, si dhe një staf prej 90 njerëzve, sipas autoriteteve lokale.

Tre fëmijë të plagosur nga të shtënat në një shkollë fillore në Finlandë

Tre fëmijë raportohet të jenë plagosur nga të shtënat në një shkollë fillore në Finlandë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur herët të martën, dhe një i dyshuar, i cili ishte gjithashtu i mitur, u kap më vonë, tha policia finlandeze.

Të plagosurit u dërguan në spital, tha një zëdhënës i policisë për Reuters.

Të shtënat ndodhën në shkollën Viertola në Vantaa, një periferi e kryeqytetit Helsinki.

Shkolla thuhet se ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën dhe një staf prej rreth 90 personash, sipas bashkisë lokale.

“Rreziku i menjëhershëm ka kaluar”, tha drejtori i shkollës Viertola, Sari Laasila për Reuters, duke refuzuar të komentojë më tej incidentin. /Telegrafi/

Exit mobile version