Site icon Telegrafi

Tre faktorë që pengojnë marrëveshjen e Milanit për Moratan

Alvaro Morata dëshiron t’i bashkohet Milanit dhe klubi dëshiron të mirëpresë sulmuesin spanjoll, por tre aspekte të marrëveshjes thuhet se po pengojnë ndonjë përparim.

Kuqezinjtë janë në treg për një qendërsulmues të ri dhe e kanë identifikuar spanjollin 30-vjeçar si një opsion intrigues, të vetëdijshëm se ai mund të jetë një opsion me kosto më të ulët për të forcuar vijën e parë.

Vetë Morata është i etur për idenë e rikthimit në Itali dhe me sa duket e ka vendosur Milanin si prioritet para Romës së interesuar, të cilët ende shpresojnë të sigurojnë nënshkrimin e tij këtë verë.

Lexo po ashtu Morata refuzon Romën teksa pret Milanin

Mediumi Tuttomercatoweb detajon se si tre elementë të ndryshëm të marrëveshjes po e ndalojnë Milanin të finalizojë ardhjen e Moratas, secila prej të cilave mund të shkaktojë kolapsin e idesë.

I pari faktor është paga e tij; Morata aktualisht fiton rreth 5-6 milionë euro neto në sezon, kështu që do të duhet të binte dakord për ta ulur këtë në katër milionë euro.

 

Faktori i dytë është klauzola e tij e lirimit prej 20 milionë euro. Atletico Madrid po refuzon të ofrojë ndonjë zbritje, megjithëse ata mund të jenë të hapur për një marrëveshje huazimi një detyrim për blerje, qoftë me kusht ose përfundimtar.

Faktori përfundimtar është mosdisponueshmëria e ligjit të Dekretit të Rritjes, që do të thotë se Milani nuk mund të ofrojë paga aq të larta sa mund të ishte me objektivat e tjerë për shkak të kostove të rritura. /Telegrafi/

Exit mobile version