Site icon Telegrafi

Tre emra të mëdhenj për ta zëvendësuar Allegrin, në mesin e tyre edhe Mourinho

Max Allegri është drejt largimit dhe drejtuesit kanë tre emra alternativë në tavolinë

Shanset e rikthimit të Antonio Contes janë zvogëluar, edhe pse pëlqehet shumë nga Paved Nedved dhe Fabio Paratici, por Andrea Agnelli është ai që nuk e pëlqen një rikthim të tij.

Presidenti nuk e ka harruar momentin e para pesë viteve kur palët ishin ndarë keq.

Dy janë dëshirat e mëdha: Mauricio Pochettino dhe Didier Deschamps.

Mauricio Pochettino (Getty Images)

Argjentinasi që po shkëlqen me Tottenhemin pëlqehet shumë dhe ai vetë e ka pranuar se mund të largohet në funs të sezonit.

“Dëshironi të dini nëse mendoj të largohem nga Totenhemi, nëse fitojmë Ligën e Kampionëve? Po, e konfirmoj se do të largohem. Mund të largohem edhe nëse e humbasim finalen”.

Kandidat i fortë është edhe trajneri francez që e njeh mirë ambientin dhe mentalitetin bardhezi, pasi ka luajtur dhe drejtuar Juventusin më parë.

Didier Deschamps (Getty Images)

Problem mbetet kontrata e tij me kombëtaren franceze dhe fakti që dëshiron ta drejtojë Euro 2020.

Emri i tretë është i Jose Mourinhos Portugezi është propozuar nga Jorge Mendes, agjenti i tij.

Jose Mourinho (Foto: Getty Images)

“Special One” është një trajner me mentalitet fitues, por pasi ka qenë në të kaluarën trajner te Interit, kjo i ndalon paksa drejtuesit.  /Telegrafi/

 

Exit mobile version