Telegrafi

Tre deri në gjashtë muaj praktikë me pagesë në Gjermani – Ambasada fton të interesuarit të aplikojnë

Ambasada gjermane në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me një mundësi për punësim në Gjermani.

Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve të aplikojnë për t’iu bashkuar Programit të Praktikës së Biznesit Gjerman për Vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes këtij programi, të interesuarit mund të bëjnë praktike me pagesë për tre deri në gjashtë muaj në një kompani në Gjermani duke filluar nga 3 korriku i vitit të ardhshëm.

“Mundësi punësimi! Bashkohuni me Programin tonë të Praktikës së Biznesit Gjerman për Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bëhuni bursist i gjeneratës 2023. Aplikoni për një praktikë të paguar tre deri në gjashtë muaj në një kompani udhëheqëse gjermane në Gjermani duke filluar nga 3 korriku 2023”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Thirrja për aplikim është e hapur nga data 1 tetor deri më 16 nëntor. /Telegrafi/