Site icon Telegrafi

Tre denarë subvencione për prodhuesit e mollave në Maqedoni

Prodhuesit e mollave të cilët e kanë dhënë prodhimin e tyre tek blerësi më së voni deri më 25 dhjetor do të marrin nga tre denarë për kilogram subvencione. Kjo u vendos sot në seancën e Qeverisë.

Siç theksojnë nga Ministria për Bujqësi, me këtë subvencion jo vetëm që do tu mundësohet bujqëve që të kenë prodhim profitabil, por do të jepen kushte edhe për blerje të të gjithë sasisë së prodhimit të mollave.

“Qeveria e miratoi vendimin që t’ju del në ndihmë prodhuesve të mollave në rajonin e Prespës, të cilët kanë pasur dëme të mëdha nga moti i keq”, thonë nga Ministria.

Vlerësimet janë se një sasi e madhe e mollave industriale nuk do të mundet tërësisht të përpunohet në kapacitet përpunuese.

“Që të mundësohet blerja e tërësishme e sasisë, Qeveria vendosi që të ketë subvencionim të ri prej tre denarëve për kilogram e cila është si rezultat i shumë takimeve ku ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski së bashku me grupin e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujërave i ka realizuar në periudhën e kaluar me prodhuesit dhe blerësit e mollave”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Exit mobile version