Site icon Telegrafi

Tre burra nga Ukraina lëndohen rëndë, njëri prej tyre aktivizon granatën e dorës brenda veturës – kamerat e sigurisë filmojnë momentin e shpërthimit

Tre burra janë dërguar me urgjencë në spital dhe raportohet se gjendja e tyre është kritike, pasi njëri prej tyre kishte aktivizuar një granatë dore brenda veturës gjatë një debati të ashpër që kishin pasur nën ndikim të alkoolit.

Momenti i shpërthimit është kapur nga kamerat e sigurisë në fshatin Lelyaky në Ukrainë, ku shihet se si një burrë del nga vetura pak sekonda para se të shpërthente granata dhe të hidhte në erë veturën, transmeton Telegrafi.

E tre persona që kishin mbetur brenda veturës kanë pësuar lëndime të rënda nga shpërthimi. Sipas mediave lokale, katër shokë, emrat e të cilëve nuk janë zbuluar po udhëtonin së bashku nga Zhmerynka kur në një moment kishin humbur rrugën.

Aty filloi të tensionohet situata, duke akuzuar njëri-tjetrin se kanë ngatërruar rrugën dhe konsumi i tepërt i alkoolit  e bëri të vetën.

Megjithatë njëri prej tyre del nga vetura për ta pyetur dikë se cila është rruga që do t’i qonte në destinacion, e tre tjerët që kishin ngecur brenda vazhduan grindjen, derisa njëri nxori nga xhepi  granatën dhe e aktivizoi. /Telegrafi/

Exit mobile version