Telegrafi

Tre autobusë me policë vijnë nga Vushtrria në Prishtinë

Vetura të policisë dhe tre autobusë të mbushur me policisë janë parë në orët e mëngjesit duke ardhur nga Vushtrria për në Prishtinë.

Në ora 11:00 është paralajmëruar protesta e lëvizjes Vetëvendosje për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Zyrtarë të Vetëvendosjes, ditë më parë kanë paralajmëruar se protesta do të jetë paqësore, derisa do të kërkojnë t’i thuhet jo ratifikimit të kësaj marrëveshje, e cila sipas tyre cenon integritetin territorial të vendit.