Site icon Telegrafi

Trazirë në Suedi pas djegies së Kuranit nga aktivistët e ekstremit të djathtë

Aktivistët e ekstremit të djathtë dogjën një Kuran në qytetin jugor suedez të Malmos, duke shkaktuar protesta dhe trazirë pasi më shumë se 300 njerëz u mblodhën për të protestuar, tha policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit dogjën zjarre dhe hodhën objekte ndaj policisë dhe shërbimeve të shpëtimit të premten mbrëma, duke plagosur lehtë disa oficerë policie, ndërsa u arrestuan rreth 15 persona.

Dhuna pasoi djegien e një Kurani të premten pasdite, pranë një lagjeje kryesisht me migrantë, që u krye nga aktivistë të ekstremit të djathtë dhe u filmua dhe postua në internet, sipas agjensisë së lajmeve TT.

Më vonë, tre persona u arrestuan nën dyshimin e nxitjes së urrejtjes kundër një grupi etnik pasi dogjën librin e shenjtë të muslimanëve.

Exit mobile version