Telegrafi

Trazirat në Francë, Macron shtyn vizitën shtetërore në Gjermani

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shtyrë vizitën shtetërore në Gjermani për shkak të protestave dhe trazirave të vazhdueshme në të gjithë Francën.

Më shumë se 1,300 persona janë arrestuar pas natës së katërt të protestave të dhunshme në të gjithë vendin pas vdekjes së djalit 17-vjeçar, Nahel Merzouk, i cili u qëllua nga policia gjatë një ndalimi trafiku në një periferi të Parisit të martën, transmeton Telegrafi.

Njerëzit kanë dalë në rrugë katër net radhazi për të protestuar, duke djegur makinat, duke hedhur gurë dhe fishekzjarrë dhe duke plaçkitur dyqanet.

Një funeral për adoleshentin filloi sot pasdite ku edhe do t’i jepet sot lamtumira e fundit.

Anulimi i vizitës së Macronit është një shenjë e qartë e rëndësisë së trazirave të Francës duke pasur parasysh rëndësinë e marrëdhënieve të saj me Gjermaninë.

Macron foli me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier për ta informuar mbi situatën, tha një zëdhënës i presidentit gjerman.

“Presidenti Macron ka kërkuar që vizita e planifikuar shtetërore në Gjermani të shtyhet”, shtoi zëdhënësi. /Telegrafi/