Site icon Telegrafi

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian vishen si Sid Vicious dhe Nancy Spungen

Lëreni Kourtney Kardashian dhe Travis Barker të fillojnë festën e Halloweenit.

Çifti i porsa fejuar ka marrë pjesë në ngjarjet më të rëndësishme që nga shtatori, ata i bënë gjërat një hap më tej duke u veshur si një çift tjetër ikonë: Sid dhe Nancy.

Kardashian ndau fotot  e pamjes së tyre të frymëzuara nga çifti në Instagram, duke e kanalizuar Nancy Spungen, kombinuar një paruke bionde me flokë kaçurrelë me një këmishë rrjetë transparente, sytjena të zeza dhe pantallona lëkure.

Barker u vesh si rokeri i ndjerë Sid Vicious, duke vendosur një parukë të zezë, xhaketë lëkure dhe pantallona me një rrip.

Përkushtimi i tij ndaj kostumit përfshinte edhe mbulimin e tatuazheve të qafës dhe fytyrës.

Bateristi i Blink-182, 45 vjeç, ndau gjithashtu foto të tij i prangosur me Kardashian, 42 vjeç, gjatë daljes së tyre, duke shkruar: “Hidhe tutje çelësin”. Ndërsa, Kardashian shkroi në postimin e saj, “derisa vdekja të na ndajë”.

Lexo po ashtu Kjo është unaza e fejesës që Travis Baker i dhuroi Kourtney Kardashian

Dyshja, të cilët janë në lidhje që nga janari, u fejuan të dielën e kaluar në Montecito, Kaliforni. /Telegrafi/

Sid Vicious dhe Nancy Spungen
Exit mobile version