Telegrafi

Trashësia e borës në Sierra Nevada arrin në 12 metra, pamje që e dëshmojnë këtë (Foto/Video)

Një video që po qarkullon në internet, shfaq sasinë e madhe të borës që ka rënë në Squaw Valley Alpine Meadows në Sierra Nevada të SHBA-së.

Për ta dokumentuar këtë, një shofer ka filmuar rrugëtimin e tij përgjatë liqenit Tahoe ku trashësia e borës ka arritur në 12 metra. Ai madje pretendon se në zona të caktuara, trashësia e botës kishte shkuar në 15 metra, transmeton Telegrafi.

Squaw Valley Alpine Meadows njihet si një zonë turistike ku mijëra skiatorë kalojnë pushimet dimërore në vendin e tyre të preferuar. Megjithatë reshjet e mëdha kanë tejkaluar çdo pritshmëri, duke arritur kështu trashësia në dhjetëra metra.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq sasinë e madhe të borës, kurse rrugët e pastruara ngjanin më shumë në tunele për faktin se pjesët anësore ishin të mbuluar me “mure” bore. /Telegrafi/