Telegrafi

Traore pranon pasaportën – në janar kompleton kalimin te Manchester United

Amad Traore më në fund e ka marrë pasaportën e tij dhe afatet kohore janë respektuar në proces.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, lojtari do të jetë i gatshëm që të kalojë te Manchester United.

Tashmë marrëveshja në parim mes Atalantës dhe Djajve të Kuq është arritur dhe lojtari do të fluturoj për në Old Trafford në muajin janar.

Skuadra italiane do të përfitojë fillimisht 25 milionë euro nga shitja e lojtarit, derisa aty do të ketë edhe bonuse.

Nëse United arrin të fitojë ndonjë trofe, por edhe lojtari të paraqitet në një numër të caktuar të ndeshjeve, do të jetë një bonus shtesë prej 15 milionë eurove.

Kështu, klubi anglez do të paguajë në total 40 milionë euro për sulmuesin e talentuar. /Telegrafi/