Adama Traore ka qenë një sensacion në futbollin anglez në dy vitet e fundit.
Sulmuesi spanjoll ka shpërthyer në krah të sulmit duke bërë shumë skuadra ta kenë në listën e dëshirave.
24-vjeçari vlerësohej rreth 70 milionë euro nga skuadra e tij, por çmimi i tij duket se ka rënë.
Kontrata e tij me klubin skadon në verën e vitit 2023, ndërsa negociatat për kontratë të re kanë dështuar.
Kjo ka bërë që Wolves ta mendojë shitjen e lojtarit qysh në afatin kalimtar të janarit për një shumë më të ulët.
Mediat angleze kanë raportuar se Wolves synon shitjen e lojtarit për 35 milionë euro.
Juventus, Barcelona, Real Madrid, Manchester United e Leeds United janë skuadrat e gatshme të shpenzojnë këtë shumë për sulmuesin këmbëshpejtë. /Telegrafi/