Manchester Unitedi e ka identifikuar futbollistin e Wolverhampton Wanderers, Adama Traore, si alternativë në rast se dështon ta transferojë Jadon Sanchon – raporton Daily Star.
Djajtë e Kuq janë të interesuar për shërbimet e yllit të Borussia Dortmundit, mirëpo anësori i Wolves është alternativë më e lirë.
Traore konsiderohet si plani B i Unitedit në rast se klubi anglez nuk arrin marrëveshje me BVB për ta transferuar talentin anglez.
The Sun ka raportuar se Sancho ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Old Trafford për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare, megjithatë duhet të arrihet marrëveshja për çmimin me Dortmundin.
BVB kërkon 120 milionë euro për 20-vjeçarin, shumë të cilën Unitedi nuk planifikon ta paguajë. Nga ana tjetër, Traore vlerësohet rreth 100 milionë euro nga Wolverhamptoni, por kjo shumë mund të zbritet në rast të ofertës konkrete.
Jack Grealish (Aston Villa) dhe James Rodriguez (Real Madrid) janë alternativa të tjera të Manchester Unitedit. /Telegrafi/