Site icon Telegrafi

Transportuesit privat në Shkup çojnë autobusët për kontroll teknik

Transportuesit privat i sollën autobusët e tyre në kontroll te Ndërmarrja e Transportit Publik në Autokomandë. Fillimisht janë kontrolluar autobusët me numër 61 dhe 63.

Qëllimi është të shihet a është gjithçka në rregull me sistemin nëpër autobusët pasi që kanë qenë jashtë funksionit gati shtatë muaj.

“Pershkak se gati shtatë muaj autobusët e transportuesve privat ishin jashtë qarkullimit Ndërmarrja e Qarkullimit Shkup ka kërkuar të kontrollohen të gjithë autobusët, gjegjësisht të sillen këtu dhe t`u bëhet servisimi”.

Shoferët thonë që mezi presin t’ia fillojnë punës pasi shumë kanë pësuar financiarisht.

“Prej sot ka filluar kontrolli i GPS-së e autobusëve. Termini do të jetë prej ora 8:30 deri në ora 11:30. Çdo ditë do të kontrollohen rreth 15 autobusë në ditë. Kontrollet do të vijojnë çdo ditë derisa nuk kontrollohen të gjithë autobusët”, thonë nga Transportuesit Privat.

Përndryshe, Qyteti i Shkupit shpalli thirrje të re për përfshirjen e autobusëve privat në transportin publik të qytetit.

Tenderi i parë dështoi pasi siç informuan nga Qyteti i Shkupit transportuesit nuk kishin plotësuar gjithë dokumentacionin.

Ndërsa tashmë tenderi ka kaluar dhe pritet që ditëve në vijim transportuesit privat të kyçen në qarkullim. /KlanMacedonia/

Exit mobile version