Site icon Telegrafi

Transportuesit privat largojnë autobusët, kërkojnë takim me Kovaçevskin

Transportuesit privatë, të cilët e bllokuan Shkupin për dy javë në shenjë proteste, dje kanë tërhequr autobusët dhe presin ftesë për të biseduar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski dje tha se do të takohet me transportuesit me kusht që të largohen nga rrugët e qytetit dhe në takim të marrin pjesë edhe përfaqësues të pushtetit të qytetit në Shkup, në duart e të cilëve është zgjidhja e problemit.

“Ne do të ndjekim të gjitha sugjerimet e tij dhe presim që të thirremi në një takim. Në emër të të gjithë transportuesve e falënderoj kryeministrin Kovaçevski, i cili në njëfarë mënyre vendosi të përfshihet në zgjidhjen e këtij problemi dhe mendoj se nga pozita e tij si kryeministër ka mundësi të mëdha që të ndihmojë në tejkalimin e kësaj çështje”, tha drejtori i “Sloboda Prevoz”, Lenin Jovanovski në konferencën për shtyp disa orë pas fjalimit të Kovaçevskit.

Transportuesit kanë gati dhjetë ditë që protestojnë me bllokada në Shkup. Kryetarja Danella Arsovska theksoi se nuk ka ndërmend t’ua paguajë borxhin dhe u thotë të padisin./Telegrafi/

Exit mobile version