Site icon Telegrafi

Transportonte drogë me ndihmën e kalit, dibrani shpallet në kërkim (Foto)

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur nga policia kufitare në Dibër. Mësohet se shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë, në afërsi të Piramidës E-14/ 3 e cila kufizohet me fshatin Kllobçisht të Njësisë Administrative Maqellarë, rrethi Dibër dhe me fshatin Banjisht, Komuna Dibër e Madhe, Maqedoni gjatë patrullimit në vijën e gjelbër kanë konstatuar një shtetas me një kafshë të ngarkuar me çanta të dyshuara me lëndë narkotike që po lëvizte në drejtim të kufirit maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni nga gazeta KOHA.

Në ndjekje të tij si dhe kanë njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ku në ndihme të tyre kanë shkuar Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve. Personi që transportonte lëndën narkotike porsa ka konstatuar që po e ndiqte policia ka braktisur kafshën e dorës dhe është larguar me shpejtësi duke përfituar nga terreni dhe errësira.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kapur 1 (një) kafshë ngarkese (kalë) i ngarkuar me 7 (shtatë) thasë, 5 (pesë) çanta plasmasi dhe 2 (dy) qese plasmasi të zeza të mbushura me lëndë të dyshuar e llojit Cannabis sativa, me peshë 122 (njëqind e njëzet e dy) kg.

Nga ana e policisë është bërë identifikimi i personit me inicialet S.I që ka qenë duke transportuar drogën, i cili është shpallur në kërkim. Në përfundim të veprime të para hetimore, materialet në ngarkim S. I, me banim në një fshat të Njësisë Administrative Maqellarë, rrethi Dibër i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale “Trafikim i Narkotikëve”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version