Site icon Telegrafi

Transportonte 33 emigrantë të paligjshëm, pranga 27-vjeçarit nga Tirana

Policia e Himarës ka ndaluar një 27 vjeçar nga Tirana, i cili transportonte me mjetin e tij 33 emigrantë të paligjshëm, që kishin si destinacion vendet e BE.

Në kuadër të operacionit “Double 3” u bë i mundur arrestimi i 27-vjeçarit K.M. të cilit iu sekuestrua në momentin e arrestimit dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar si kokainë.

27 vjeçarit K.M. nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin transportonte 33 emigrantë të paligjshëm dhe e braktisi atë në dalje të by-pass-it të Himarës.

Pas disa orësh nga braktisja e automjetit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.5 në Laprakë, është bërë e mundur kapja e shtetasit K. M.

Ai akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit si dhe posedim i lëndëve narkotike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version